0 / 5

Lajthi të karamelizuara

Lajthitë e karamelizuara përdoren si dekor i ëmbëlsirave që shërbejmë. Mund t'i shtojmë në akullore, tartë, kek, mus çokollate, krem karamel etj. Përmbajnë sasi të ulëta të kolesterolit dhe janë burim i mirë i vitaminës E dhe manganit.

Përbërësit Kryesorë: lajthi, sheqer, ujë Kolesterol i Ulët

186

Përbërësit

400 g lajthi

100 g sheqer

50 ml ujë

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

2342

Kaloritë (kcal)

565

Yndyrnat Totale (g)

45

Proteina(g)

11

Karbohidratet Totale (g)

25

Fibrat Dietike (g)

6.8

Sheqernat (g)

22

Udhëzimet

Hapi 1Në një tigan vendosim lajthitë, sheqerin dhe ujin.

Hapi 2I përziejmë vazhdimisht derisa të karamelizohen.

Hapi 3Masën e vendosim në një letër kuzhine dhe e lëmë të ftohen.