0 / 5

Lazanjë me kimë

Provoni recetën e lazanjës me kimë, një pjatë e ngrohtë dhe e veçantë në shijen që ofron, duke u përgatitur lehtë në shtëpi. Ky gatim përmban ushqyes që mbushin dietën tuaj dhe krijojnë një pjatë fantastike për vaktet e përditshme ose për rastet festive.

Përbërësit Kryesorë: mish i grirë viçi, djathë, domate, beshamel Kuzhina: Italiane

1033

Përbërësit

Për kimën:

500 gr mish i grirë viçi

250 gr domate të freskëta

200 gr djathë Gouda

200 gr djathë Parmigiano

200 gr Mozzarella

1 qepë e thatë

Vaj ulliri

Kripë

Piper

Për beshamelin:

1 litër qumësht

100 gr gjalpë

1 vezë

3 lugë gjelle miell

Kripë

Piper

Këshilla

  • Lëreni të pushojë për të paktën 20 minuta para se ta shërbeni.

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

814

Kaloritë (kcal)

196

Yndyrnat Totale (g)

15

Kripa (g)

0.7

Proteina(g)

12

Karbohidratet Totale (g)

3.8

Sheqernat (g)

2.1

Udhëzimet

Hapi 1Presim qepën në kubikë të vegjël, të cilët i vendosim në një tigan të thellë.

Hapi 2I skuqim sa të marrin pak ngjyrë të verdhë dhe më pas shtojmë mishin e grirë. I përziejmë në zjarr të ulët.

Hapi 3Lajmë dhe pastrojmë domatet, i grijmë në pjesë shumë të vogla në rénde dhe i lëmë mënjanë.

Hapi 4Kujdesemi që mishi me qepën të jenë lidhur, dhe më pas shtojmë domatet, kripën dhe piperin. I lëmë të ziejnë në zjarr të ulët, derisa të gjithë përbërësit të lidhen me njëri-tjetrin.

Hapi 5E heqim tiganin nga zjarri dhe nisim përgatitjen e beshamelit. Marrim një gotë dhe e mbushim me qumësht, ku shtojmë dhe një lugë gjelle miell, në mënyrë që të kontrollojmë se sa miell na duhet për sasi të caktuara qumështi.

Hapi 6Marrim një tigan të pastër ku hedhim pak gjalpë dhe miell, dhe i përziejmë bashkë. Përziejmë ngadalë, deri sa të marrin ngjyrë të verdhë. Më pas e lëmë mënjanë që të ftohet.

Hapi 7Në një enë të thellë vendosim qumështin për t'u zier. Një pjesë të qumështit ia shtojmë ngadalë miellit me gjalpin që skuqëm më parë, dhe që tashmë është ftohur. Kujdesemi që të krijohet një salcë e trashë.

Hapi 8Shtojmë salcën e sapo gatuar tek ena me qumësht të zier dhe e përziejmë ngadalë me lugë druri, duke e ulur pak zjarrin. Ndërkohë ndezim furrën në temperaturën 200 gradë.

Hapi 9Kur masa të jetë bërë më e trashë dhe kremoze, e lëmë për 7 minuta që të pushojë. Ndërkohë në një enë rrahim vezën me një rrahëse metalike vezësh.

Hapi 10Shtojmë vezën e rrahur në enë dhe e përziejmë, derisa të lidhet me masën ekzistuese dhe të formojë masën kremoze të beshamelit. Ndërkohë, grijmë djathrat në rénde. Parmigiano-n e grijmë imët tek pjesa e hollë e réndes, ndërsa Mozzarella dhe Gouda në pjesën e trashë të réndes. I vendosim bashkë në një pjatë dhe i lëmë mënjanë me përbërësit e tjerë.

Hapi 11Sjellim përpara të gjithë përbërësit që kemi përgatitur që të shtrojmë lazanjën.

Hapi 12Lyejmë tavën me pak kimë dhe shtrojmë petat e lazanjës, duke kombinuar përbërësit sipas rradhës. Fillimisht vendosim pak kimë, më pas beshamel, tri llojet e djathrave dhe në fund petën e lazanjës. Ndjekim të njëjtin proces deri sa të formohen 4 shtresa.

Hapi 13Pasi të kemi përfunduar mbushjen, e vendosim në furrë dhe e lëmë të piqet për 20 minuta.