0 / 5

Lepur me perime

Mishi i lepurit me perime është shumë i shijshëm, i shëndetshëm dhe me larmi ngjyrash e aromash. Kjo pjatë është e përkryer për festimet me familjen! Ajo përmban sasi të ulëta të sheqerit dhe kripës, dhe është e pasur me proteina, vitamina K dhe B12.

Përbërësit Kryesorë: lepur, domate, qepujka, hudhër Yndyrna Të Ulëta

357

Përbërësit

1 lepur

500 ml uthull e bardhë

1 lugë sheqer

300 gr domate qershi

200 gr domate

1 lugë pelte domateje

500 gr qepujka

1 karrotë

1 spec djegës

6 thelpinj hudhre

4 kërcej rozmarinë

4 gjethe dafine

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

567

Kaloritë (kcal)

137

Yndyrnat Totale (g)

11

Kripa (g)

0.21

Proteina(g)

5.7

Karbohidratet Totale (g)

2.5

Fibrat Dietike (g)

1

Sheqernat (g)

2.2

Udhëzimet

Hapi 1Presim lepurin në racione, e vendosim në një enë bashkë me uthullën dhe e lëmë për 30 minuta. Nëse është lepur i egër, koha e marinimit është mbi 3 orë.

Hapi 2Në një tenxhere vendosim qepujkat të paprera, hudhrat, vajin e ullirit dhe kripën. I skuqim ngadalë derisa qepujkat të fillojnë të rudhen e vyshken pak.

Hapi 3Vendosim sheqerin në tenxhere dhe vazhdojmë skuqjen, derisa qepujkat të karamelizohen.

Hapi 4Në një tigan skuqim mirë lepurin dhe e vendosim në tenxheren ku gatuam qepujkat.

Hapi 5Vendosim domatet dhe përbërësit e tjerë. Shtojmë dy gota ujë dhe i lëmë të ziejnë në temperaturë të ulët, derisa gjella të jetë lidhur mirë dhe të ketë marrë shijen e duhur.