
Linguine me fruta deti
Përgatisni një pjatë të shijshme me aromën e frutave të detit në më pak se 20 minuta. E pasur në vitaminë C dhe me sasi shumë të ulëta të kolesterolit. Perfekte për një drekë apo darkë me personat e dashur!
4 Main Ingredient: makarona linguine, fruta deti, domate, djathë Pecorino Yndyrna të ulta Kolesterol i Ulët
Përbërësit
1/2 pako makarona linguini
1 tufë borzilok
3 thelpinj hudhër
1 spec djegës
50 ml vaj ulliri
Kripë
Piper
100 gr djathë Pecorino
300 gr domate
100 gr për lloje të ndryshme fruta deti (karkaleca, kallamarë, midhje, sepie)
1 qepë e vogël
Këshilla
- Shtoni një majë luge shafran dhe pak verë të bardhë kur të gatuani salcën e domateve.
Fakte Mbi Të Ushqyerit
per serving of 100 grEnergjia (kJ)
532Kaloritë (kcal)
127Yndyrnat Totale (g)
6.5Proteina(g)
5Karbohidratet Totale (g)
12.4Fibrat Dietike (g)
1.2Sheqernat (g)
1.8Udhëzimet
Step 1Pastrojmë frutat e detit, presim sepjen dhe kallamarin në rripa, ndërsa karkalecat i pastrojmë nga lëvozhga, por duke ua ruajtur kokën.
Step 2Presim në kube domatet, specin djegës dhe qepën. Hudhrat e borzilokun i presim hollë.
Step 3Në një tenxhere vendosim pastën të ziejë, ndërsa në një tenxhere tjetër përgatisim salcën.
Step 4Në tenxheren e salcës hedhim vajin e ullirit, qepën e grirë dhe hudhrat. I skuqim për pak sekonda.
Step 5Shtojmë salcën e domates, borzilokun e grirë, frutat e detit të pastruara dhe të prera, specin djegës, kripën, piperin. E lëmë salcën të ziejë për 5-7 minuta.
Step 6Në këtë moment dhe linguinet janë gati. I kullojmë dhe ua shtojmë salcës.
Step 7Shtojmë në fund djathin Pecorino të grirë dhe vajin e ullirit. Pastat janë gati për t'u shijuar!