0 / 5

Mëlçi me qepë të njoma

Një mënyrë për t'i dhënë shije dhe llojshmëri tavolinës suaj është përmes kësaj pjate me mëlçi viçi dhe qepë të njoma. Receta kërkon shumë pak kohë për t'u përgatitur dhe ka përbërës me vlera të larta ushqyese, të cilët gjenden lehtësisht në treg.

Main Ingredient: mëlçi viçi, qepë Cuisine: Shqiptare

2828

Përbërësit

500 gr mëlçi viçi

100 gr qepë të njoma

1 tufë kopër

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Këshilla

  • Nëse dëshironi të largoni shijen e fortë të mëlçisë, mund ti vendosni në një tas me qumësht dhe ti lini në frigorifer për 2 orë.
  • Kujdesemi që të mos i skuqim më shumë seç duhet mëlçitë.
  • Për më shumë shije dhe aromë mund të shtoni cumin ose spec të kuq.
  • Mund të shoqërohet me sallatë, kos të freskët apo pjata anësore si pure patatesh, perime ose oriz.

Fakte Mbi Të Ushqyerit

per serving of 100 gr

Energjia (kJ)

632

Kaloritë (kcal)

152

Yndyrnat Totale (g)

10

Kripa (g)

0.44

Proteina(g)

14

Udhëzimet

Step 1Lajmë mëlçitë dhe qepët. Mëlçitë i presim në kubikë të vegjël ose mesatarë sipas dëshirës, ndërsa qepën në pjesë shumë të vogla.

Step 2Vendosim një tigan në zjarr, ku hedhim vaj ulliri dhe më pas mëlçitë për t'u skuqur.

Step 3Shtojmë qepët e prera imët dhe i përziejmë. Kujdesemi që t'i skuqim deri kur ato të kenë marrë ngjyrë.

Step 4Shtojmë pak ujë, kripë, piper dhe kopër. I lëmë në zjarr të ulët derisa të shohim që përbërësit janë lidhur mirë bashkë.