
Midhje me kus-kus
Midhjet janë produkte fantastike të detit, sepse janë plot shije dhe shumë të lehta për t'u gatuar. Provoni t'i kombinoni me kus-kus, gjithashtu fantastik në shije. Receta përmban përbërës që janë burime të proteinave, vitaminës C, vitaminës B12, manganit dhe selenit.
Përbërësit Kryesorë: midhje, kus-kus, domate, hudhër, qepë, vaj ulliri
Përbërësit
1 kg midhje
250 gr kus-kus
125 ml buljon peshku
1/2 gotë verë e bardhë
2 domate
1 spec djegës i kuq
1/2 spec jeshil
2 qepë të njoma
2 thelpinj hudhre
1 tufë majdanoz
70 ml vaj ulliri
Kripë
Piper
Fakte Mbi Të Ushqyerit
Servirja për 100 grEnergjia (kJ)
565Kaloritë (kcal)
135Yndyrnat Totale (g)
4.9Proteina(g)
8Karbohidratet Totale (g)
13Fibrat Dietike (g)
0.9Sheqernat (g)
0.6Udhëzimet
Hapi 1Vendosim në një tenxhere buljon peshku dhe e lëmë të marrë një valë.
Hapi 2E heqim nga zjarri dhe shtojmë kus-kus-in. E mbulojmë me qese mbështjellëse për ushqime dhe e lëmë të fryhet për 15 minuta.
Hapi 3Në një tenxhere vendosim qepën e grirë dhe hudhrat. Më pas shtojmë verën dhe midhjet, bashkë me guaskën. I lëmë për 15 minuta.
Hapi 4Pasi të jenë hapur midhjet, e vendosim masën bashkë me lëngun e krijuar te ena e kus-kus-it.
Hapi 5Shtojmë specat dhe domatet e grira në kube. Grijmë hollë majdanozin dhe e shtojmë në enë. Hedhim kripë dhe piper.