0 / 5

Mish gjeldeti i mbushur

E përshtatshme për t'u shijuar gjatë festave të fundvitit, receta e gjeldetit të mbushur është një pjatë tradicionale, që sjell gjithmonë shije fantastike në tavolinë. Receta është gjithashtu një alternativë perfekte për t'u gatuar gjatë fundjavës në familje, duke krijuar vakte të shijshme dhe shëndetshme për fëmijët.

6 Përbërësit Kryesorë: gjeldeti, mish viçi i grirë, arra, stika, oriz, vaj ulliri

1298

Përbërësit

1 gjeldeti

500 gr mish viçi i grirë

100 gr arra të pastruara

100 gr fistik të pastruar

50 gr oriz

50 ml vaj ulliri

5 thelpinj hudhre

3 portokaj (të shtrydhur)

2 domate

2 tufa majdanozi

2 shkopinj kanelle

1 lugë çaji piper i zi

1 lugë gjelle mjaltë

Pak kripë

Këshilla

  • Pas pjekjes, e lëmë gjeldetin të pushojë për 15-20 minuta, në mënyrë që mishi të pritet më lehtë në feta dhe lëngjet të shpërndahen plotësisht.

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

709

Kaloritë (kcal)

169

Yndyrnat Totale (g)

6.7

Kripa (g)

0.22

Proteina(g)

25

Karbohidratet Totale (g)

1.6

Sheqernat (g)

1.2

Udhëzimet

Hapi 1Lajmë dhe pastrojmë të gjitha perimet dhe ndezim furrën që të ngrohet. Më pas vendosim në tenxhere vajin e ullirit, hudhrat, qepën e grirë, arrat, fistikët dhe i skuqim ato në zjarr të ngadaltë deri sa të marrin ngjyrë.

Hapi 2Shtojmë mishin e grirë, kanellën, orizin, piperin e zi, kripën dhe i përziejmë për 20 minuta.

Hapi 3E shuajmë me lëngun e portokallit dhe shtojmë mjaltin e domatet. E vazhdojmë përzierjen për 10 minuta të tjera.

Hapi 4Pasi kemi pastruar mirë gjeldetin nga jashtë dhe brenda, fillojmë mbushjen e tij me masën e përgatitur si më sipër.

Hapi 5E qepim me kujdes që të mos derdhet masa dhe e vendosim në një tavë, i hedhim kripë dhe e lyejmë me mjaltë, vaj ulliri dhe lëng portokalli.

Hapi 6E mbulojmë tavën me letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë.

Hapi 7Pas 3 orësh e ngremë temperaturën në 200 gradë dhe e lëmë dhe për 10 minuta në furrë, derisa të marrë ngjyrë të artë.