0 / 5

Mish me perime

Pjata tradicionale e mishit me perime është një gatim shumë i thjeshtë dhe i shëndetshëm, të cilin mund ta përgatisni shumë shpejt duke përfituar vlera të larta vetëm në një vakt, për ju dhe familjen.

Main Ingredient: mish viçi, patate, qepë, kunguj, speca, karrotë Yndyrna të ulta Pa Gluten

4234

Përbërësit

500 gr mish viçi të freskët

2 patate

1 qepë

1 kungull

1 spec të kuq

1 spec jeshil

1 karrotë

Vaj ulliri

Kripë

Piper

Këshilla

  • Nëse nuk mund të përdorni mish viçi, ju sugjeroj të përdorni si bazë proteinash mishin e pulës, mishin e derrit apo legume si qiqrat.
  • Ju këshilloj të përdorni dhe perime të tjera që ju gjenden në frigorifer, si brokoli, lulelakra, selino apo lakra jeshile.

Fakte Mbi Të Ushqyerit

per serving of 100 gr

Energjia (kJ)

519

Kaloritë (kcal)

125

Yndyrnat Totale (g)

7.7

Kripa (g)

0.11

Proteina(g)

8

Karbohidratet Totale (g)

5.4

Fibrat Dietike (g)

1.1

Sheqernat (g)

1.7

Udhëzimet

Step 1Lajmë dhe pastrojmë mishin, patatet, qepën, specat dhe karrotën.

Step 2Mishin e viçit e presim në pjesë jo shumë të mëdha dhe e vendosim në një tenxhere me pak vaj ulliri.

Step 3Ndezim zjarrin dhe vendosim tenxheren. Përziejmë mishin me vajin e ullirit, derisa mishi të jetë skuqur pak.

Step 4Presim në fillim qepën dhe specin në kubikë të vegjël, dhe më pas kungullin, karrotën dhe patatet.

Step 5Shtojmë kripë dhe piper, e më pas të gjitha perimet. I përziejmë derisa të marrin pak ngjyrë.

Step 6Shtojmë përsëri kripë, piper dhe ujë, aq sa të mbulohen përbërësit.

Step 7I lëmë të ziejnë deri në momentin që shohim se janë lidhur bashkë.