0 / 5

Mish qengji me perime

Kjo gjellë mesdhetare e pranverës njihet ndryshe si Navarin ose ragoût në Francë. Ajo përgatitet me mish qengji dhe perime të stinës, që shtojnë një aromë të freskët dhe shije të veçantë. Pjatë vërtet e mirë dhe e përzemërt, perfekte për darkën e së dielës!

Main Ingredient: mish qengji, djathë i bardhë, perime, erëza, vaj ulliri Kalori të ulta

2176

Përbërësit

800 gr mish qengji (tul)

1/2 gotë verë e kuqe

50 gr djathë i bardhë

1 kungull jeshil

1 karrotë

1 patate

1 qepë

1 domate

1 spec jeshil

1 patëllxhan

1 qepë e njomë

5 thelpinj hudhre

1 kërcell rozmarine

2 gjethe dafine

1 lugë rigon

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Fakte Mbi Të Ushqyerit

per serving of 100 gr

Energjia (kJ)

645

Kaloritë (kcal)

154

Yndyrnat Totale (g)

11.3

Proteina(g)

7.8

Karbohidratet Totale (g)

4.8

Fibrat Dietike (g)

1.3

Sheqernat (g)

1.2

Udhëzimet

Step 1Presim mishin në kube të mëdha.

Step 2I skuqim mirë dhe më pas shtojmë perimet e prera në kube, derisa të zbuten.

Step 3I shuajmë me verën e kuqe dhe shtojmë erëzat dhe 1 litër ujë.

Step 4E lëmë të ziejë për 1 orë e 30 minuta.

Step 5E heqim nga zjarri dhe vendosim djathin e bardhë të grirë.