
Nudëlls me fileto pule & karkaleca
Përgatisni makaronat speciale noodles duke kombinuar karkalecat me mishin e pulës, një version që përmban shumëllojshmëri të proteinave dhe perimeve. Ndiq hapat e recetës dhe gatuaj një pjatë tipike kineze, pa patur nevojë ta porosisësh në restorant.
Main Ingredient: noodles, karkaleca, fileto pule, salcë soje, domate Cuisine: Kineze
Përbërësit
500 gr makarona nudëlls (noodles)
100 gr karkaleca
100 gr fileto pule
50 ml salcë soje
1 lugë mjaltë
1/2 spec të kuq
1/2 spec jeshil
100 gr domate
20 gr xhinxher (xhenxhefil)
1 qepë e vogël
50 gr ananas
70 gr lakër e bardhë
1 tufë majdanoz
Fakte Mbi Të Ushqyerit
per serving of 100 grEnergjia (kJ)
1072Kaloritë (kcal)
256Yndyrnat Totale (g)
10Proteina(g)
9.3Karbohidratet Totale (g)
29.7Fibrat Dietike (g)
3.7Udhëzimet
Step 1Vendosim makaronat noodles në një enë me ujë të vluar dhe i lëmë të ziejnë për 5 minuta.
Step 2Lajmë perimet dhe i presim për së gjati. Ndërkohë, në një tigan nisim përgatitjen e salcës. (mundësisht tigani të jetë Wok)
Step 3Vendosim të gjitha perimet e prera në tigan dhe i skuqim për pak sekonda në temperaturë të lartë.
Step 4Shtojmë filetot e pulës, xhenxhefilin, ananasin, mjaltin dhe salcën e sojës.
Step 5Sapo të kenë marrë një valë dhe lëngu të jetë trashur, u shtojmë dhe makaronat.
Step 6Vazhdojmë zierjen edhe për 5 minuta dhe noodles janë gati për t'u shijuar!