0 / 5

Ideale Për Vegjetarianët

Omëletë

Lexoni hapat se si të përgatisni recetën klasike të omëletës, por me disa përbërës shtesë dhe shumë të shëndetshëm. Ajo është gjithmonë një pjatë e shijshme për t'u shërbyer dhe shumë e lehtë për t’u përgatitur.

Përbërësit Kryesorë: vezë, djathë, hudhër, qepë Kuzhina: Franceze

1664

Përbërësit

4 vezë

100 gr djathë të bardhë

50 gr djathë kaçkavall

1 thelb hudhër

Pak qepë

Pak spec të kuq

Pak spec jeshil

Kripë

Piper

Këshilla

  • Kur gatuani omëletë, përdorni gjithmonë një tigan që nuk ngjit.
  • Nëse doni të gatuani një omëletë të ëmbël, përdorni si përbërës copa të vogla luleshtrydhesh dhe disa kokrra mjedër, banane të shtypur, ose mollë e dardhë të zier.
  • Për një omëletë më dinamike dhe me shije aziatike, shtoni disa hudhra, spec djegës dhe salcë soje, xhenxhefil, avocado, dhe produkte deti si midhjet.

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

855

Kaloritë (kcal)

206

Yndyrnat Totale (g)

16

Kripa (g)

0.66

Proteina(g)

15

Karbohidratet Totale (g)

0.8

Sheqernat (g)

0.6

Udhëzimet

Hapi 1Presim qepën në fije të holla dhe i skuqim në tigan deri sa të marrin ngjyrë të verdhë. Lajmë dhe pastrojmë specat, i presim në kubikë dhe i shtojmë në tigan.

Hapi 2Vendosim furrën për t'u ngrohur në temperaturën 250 gradë. Ndërkohë në një tas rrahim vezët derisa të formohet një masë e njëtrajtshme e lëngshme. I shtojmë në tigan për t'u skuqur pak, bashkë me qepën dhe specat.

Hapi 3Shtojmë djathërat dhe hedhim hudhër, kripë dhe piper.

Hapi 4E vendosim omëletën në furrë për 10 minuta.