0 / 5

Panettone

Panettone, buka e ëmbël me origjinë italiane, është prej vitesh simbol i ditëve të Krishtlindjes e Vitit të Ri dhe përgatitet për t'u gëzuar me familjen dhe miqtë. Provoni aftësitë tuaja të pjekjes duke ndjekur hapat e recetës për një Panettone klasik e të lehtë, të mbushur me shije festive dhe fruta të ëmbla!

Përbërësit Kryesorë: miell për panetone, ujë, gjalpë, vezë Kuzhina: Italiane

6620

Përbërësit

Brumi i parë:

400 gr miell për panetone

200 ml ujë (28 gradë celcius)

60 gr gjalpë

15 gr maja

Brumi i dytë:

300 gr miell për panetone

125 gr gjalpë

150 gr të verdha vezësh

50 gr sheqer

5 gr kripë

200 gr rrush të thatë

125 gr fruta të thata

Këshilla

  • Mund ta shoqëroni pranë pemës së Krishtlindjes me kakao të ngrohtë apo pije alkoolike.

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

1519

Kaloritë (kcal)

363

Yndyrnat Totale (g)

17

Kripa (g)

0.35

Proteina(g)

9.7

Karbohidratet Totale (g)

40

Fibrat Dietike (g)

5.8

Sheqernat (g)

13

Udhëzimet

Hapi 1Përgatisim brumin e parë. I vendosim të gjithë përbërësit së bashku në mikser dhe i godasim për 15 minuta në shpejtësinë e mesme.

Hapi 2E lëmë brumin të fryhet gjatë gjithë natës, për afërsisht 12 orë.

Hapi 3Nisim përgatitjen e brumit të dytë. Shtojmë të gjithë përbërësit në brumin e parë dhe i përziejmë mirë për 15 minuta në mikser.

Hapi 4E vendosim përzierjen e përfituar në format e panetones dhe e lëmë përsëri të fryhet për 6 orë në temperaturë të ngrohtë, ambienti.

Hapi 5E pjekim në temperaturë 170 gradë për 1 orë. Në momentin që e nxjerrim nga furra, duhet ta kthejmë patjetër përmbys, në mënyrë që të kullojë sa më mirë brumi.