0 / 5

Pankekë

Kjo është receta perfekte e pankekëve! Ata janë të lehtë gjatë konsumit dhe kërkojnë përbërës të thjeshtë, që ju me siguri i keni gjendje në kuzhinën tuaj. Fantastikë për vaktin e mëngjesit ose gjatë brunch-it.

15 min Main Ingredient: miell, qumësht, gjalpë, vezë Cuisine: Amerikane

3455

Preparing: 5 minCooking: 10 min

Përbërësit

110 gr miell

280 ml qumësht

2 lugë gjalpë

1 vezë

1 lugë kafeje fryrës brumi

Pak kripë

Këshilla

  • Për një pankek mesatar sasia e mjaftueshme e brumit është 60 ml ose një filxhan kafeje jo i mbushur plot.
  • Mund të shtoni boronica ose copëza çokollate gjatë përgatitjes së pankekëve. Shtojini ato gjatë kohës që po përgatisni brumin, ose pasi ta keni përfunduar dhe po bëni vendosjen në tigan për t'i dhënë forma. Përdorni deri në 1/2 filxhan boronica/çokollatë në këtë recetë.
  • Gatuajini pankekët në një tigan të sheshtë me nxehtësi mesatare në të lartë. Kur të formohen flluska tek brumi dhe skajet të humbasin shkëlqimin, atëherë do të kthejmë pakekun në anën tjetër. Në çdo anë duhet të marrë një ngjyrë kafe në të artë.
  • Mund t'i shoqëroni me shurup ose mjaltë, gjalpë, fruta të freskëta ose me krem pastiçerie.
  • Fakte Mbi Të Ushqyerit

    per serving of 100 gr

    Energjia (kJ)

    761

    Kaloritë (kcal)

    181

    Yndyrnat Totale (g)

    8.3

    Kripa (g)

    0.42

    Proteina(g)

    4.5

    Karbohidratet Totale (g)

    22

    Fibrat Dietike (g)

    0.8

    Sheqernat (g)

    3

    Udhëzimet

    Step 1Përziejmë miellin, fryrësin dhe kripën së bashku.

    Step 2Përziejmë qumështin, vezët dhe gjalpin.

    Step 3Vendosim në mikser të dyja përzierjet dhe i përziejmë në shpejtësi mesatare për 4-5 minuta.

    Step 4E lëmë brumin të pushojë për rreth 15 minuta.

    Step 5Ngrohim tiganin, e lyejmë me pak vaj ose gjalpë dhe më pas shtojmë një sasi brumi të piqet.

    Step 6I pjekim derisa të marrin një ngjyrë të artë të bukur në zjarr mesatar.