0 / 5

Pappardelle me salmon

Pastat pappardelle janë fantastike kur shijohen me fileto salmoni dhe brokoli. Një vakt i pasur në vlera ushqyese, si proteina dhe vitaminë K. Perfekte për t'u përgatitur në një darkë me familjen apo miqtë.

4 Përbërësit Kryesorë: pappardelle, salmon, parmigiano, brokoli, domate

270

Përbërësit

500 gr pasta pappardelle

Vaj ulliri

Kripë

Piper

1/2 spec i kuq

50 gr brokoli

1 tufë majdanoz

1 qepë e njomë

2 thelpinj hudhre

100 gr Parmigiano

200 gr fileto salmoni të pastruar

1 kungull jeshil

1/2 tufë borzilok

100 gr domate

1 lëkurë limoni

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

653

Kaloritë (kcal)

156

Yndyrnat Totale (g)

7.1

Proteina(g)

9.8

Karbohidratet Totale (g)

13.3

Fibrat Dietike (g)

0.4

Sheqernat (g)

0.5

Udhëzimet

Hapi 1Pasi kemi larë mirë të gjitha perimet dhe erëzat, fillojmë me përgatitjen e salcës. Presim në fillim domatet në formë kubesh, kungullin në rripa për së gjati dhe specin e kuq e presim hollë për së gjati. Presim majdanozin, brokolin dhe qepën e njomë.

Hapi 2Në një tenxhere vendosim pastën të ziejë, ndërsa në një tenxhere të dytë përgatisim salcën.

Hapi 3Në tenxheren e salcës vendosim qepën, hudhrat, vajin e ullirit, brokolin, kungullin dhe specin e kuq. I skuqim për 2 minuta, më pas shtojmë domaten dhe borzilokun.

Hapi 4Vazhdojmë skuqjen edhe për 3 minuta të tjera.

Hapi 5Pasi salca të jetë lidhur, shtojmë salmonin e prerë në kube, majdanozin, kripën, piperin, lëkurën e limonit, djathin Parmigiano, pastën e zier dhe pak vaj ulliri.

Hapi 6I përziejmë mirë dhe pasta është gati për t’u shijuar.