0 / 5

Parfe me boronica

Boronicat renditen në listën e super frutave! Kjo parfe e lehtë ju sjell kombinimin e tyre në një shtresë pane, me shumë pak yndyrë dhe spërkatur me grimca kanelle. Kontrasti i shijeve krijon një kombinim fantastik dhe të freskët!

Përbërësit Kryesorë: sheqer, arra, reçel, pana, vezë

748

Përbërësit

150 gr sheqer

100 gr arra

100 gr reçel me boronica të kuqe (ose edhe reçel me fruta pylli / qershie)

100 ml pana pastiçerie

4 vezë

Pak kanellë

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

995

Kaloritë (kcal)

236

Yndyrnat Totale (g)

7.9

Kripa (g)

0.19

Proteina(g)

5.5

Karbohidratet Totale (g)

36

Sheqernat (g)

32

Udhëzimet

Hapi 1I rrahim në një enë të bardhat e vezëve dhe pastaj shtojmë gjysmën e sasisë së sheqerit, duke i përzier lehtë.

Hapi 2Rrahim panën e pastiçerisë në mikser (ose në rast mungese mjafton t’i rrahim fort me rrahësen e vezëve) derisa të bëhet kremoze.

Hapi 3Shtojmë të verdhat e vezëve me pjesën e mbetur të sheqerit, dhe i rrahim mirë derisa të përfitohet një masë e njëtrajtshme.

Hapi 4Në të njëjtën enë ku kemi masën e përfituar shtojmë reçelin me boronicat e kuqe, të bardhat e rrahura të vezëve dhe arrat. Me shumë kujdes mundohemi ta përziejmë gjithë masën, derisa të përftojmë kremin e lidhur mirë me të gjithë përbërësit.

Hapi 5Masën e përftuar e vendosim në një formë drejtkëndore të gjatë dhe e fusim në ngrirje, ku e lëmë të paktën për 6 orë.

Hapi 6E nxjerrim nga ngrirja dhe parfeja do të jetë gati për t’u shërbyer sipas dëshirës dhe fantazisë suaj, duke përdorur reçelin apo boronicat e kuqe për dekor.