0 / 5

Patë e pjekur me mjaltë & portokall

Mishi i pjekur i patës është një traditë e Krishtlindjes në disa vende të botës, por nuk është një lloj shpendi që gjendet shpesh në tryeza apo menu restorantesh. Ndiqni me kujdes hapat e recetës dhe përgatisni një pjatë fantastike për të surprizuar të ftuarit tuaj! Aromë dhe shije perfekte përmes kombinimit të mishit me mjaltë dhe lëng portokalli.

Përbërësit Kryesorë: mish pate, lëng portokalli, patate, erëza Kuzhina: Angleze

740

Përbërësit

1 patë (afërsisht 3 kg)

1/2 gotë konjak

50 ml vaj pikant i aromatizuar

100 ml lëng portokalli

1 gotë ujë

100 gr mjaltë

2 lugë mustardë

1 kg patate shumë të vogla

300 gr karrota

2 qepë

Pak arrë moskat

2 shkopinj kanellë

Trumzë (thimo)

Pak rozmarinë

Kripë

Piper

Këshilla

  • Yndyrën e mbetur nga pjekja e patës mund ta përdorni për të gatuar patate në furrë.
  • Pas pjekjes, mishi i patës mund të mbahet i ngrohtë deri në 30 minuta në furrë, me temperaturë shumë të ulët.
  • Mund ta shoqëroni me karrota e bizele të ziera.

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

996

Kaloritë (kcal)

240

Yndyrnat Totale (g)

19

Kripa (g)

0.26

Proteina(g)

10

Karbohidratet Totale (g)

5.3

Fibrat Dietike (g)

0.7

Sheqernat (g)

2.7

Udhëzimet

Hapi 1Pastrojmë mirë patën dhe e vendosim të tërën të paprerë në një tavë.

Hapi 2Shtrojmë në tavë të gjithë përbërësit, përveç patateve.

Hapi 3E mbulojmë mirë me letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturën 190 gradë për 3 orë.

Hapi 4Heqim letrën e aluminit, shtojmë patatet dhe e vendosim tavën përsëri në furrë në temperaturën 170 gradë për 1 orë.