
Ideale Për Vegjetarianët
Perime në zgarë
Nëse dëshironi të gatuani një pjatë shumë të shpejtë dhe të shëndetshme atëherë provoni recetën e perimeve të freskëta të stinës, marinuar me vaj ulliri dhe erëza. Kjo pjatë shoqëron çdo vakt gjatë gjithë javës dhe shërbehet menjëherë pas pjekjes ose si sallatë e ftohtë disa orë më vonë.
Main Ingredient: perime Yndyrna të ulta Pa Gluten
Përbërësit
2 kunguj jeshil
2 speca të kuq
2 speca jeshil
2 patëllxhanë
8 domate qershi
4 kërpudha Champignon
4 kërpudha Pleurotus
6 lugë gjellë vaj ulliri
Kripë
Piper
Thimo
Rozmarinë
Fakte Mbi Të Ushqyerit
per serving of 100 grEnergjia (kJ)
300Kaloritë (kcal)
72Yndyrnat Totale (g)
4.8Kripa (g)
0.09Proteina(g)
1.4Karbohidratet Totale (g)
5.2Fibrat Dietike (g)
1.5Sheqernat (g)
2.3Udhëzimet
Step 1Lajmë kungujt, specat dhe patëllxhanët dhe i presim në feta.
Step 2Në një enë vendosim vaj ulliri, rozmarinë, thimo, kripë dhe piper. I lëmë të marinohen në zjarr për 5 minuta.
Step 3Marrim tiganin zgarë dhe e vendosim në zjarr që të ngrohet.
Step 4Kontrollojmë nëse zgara është gati dhe vendosim perimet që premë për t'i pjekur.
Step 5Pasi perimet janë pjekur nga të dyja anët, i heqim nga zgara dhe i vendosim për pak kohë në enën me erëzat e marinuara.
Step 6Perimeve të marinuara i shtojmë pak uthull balsamike dhe vaj ulliri, dhe janë gati për t'u shijuar.