0 / 5

Pica me fruta deti dhe ullinj

Pica me fruta deti është kombinim fantastik mesdhetar, i shijshëm dhe shumë i shëndetshëm. Përmban sasi të ulëta të yndyrnave të ngopura dhe është burim i mirë i proteinave, vitaminës B12, vitaminës C dhe manganit. Përgatisni një gatim special për të ftuarit tuaj në pak minuta dhe shoqërojeni me një gotë verë të bardhë.

Përbërësit Kryesorë: brumë pice, salcë domate, fruta deti, ullinj Kuzhina: Italiane

381

Përbërësit

Brumë pice

Salcë domate

50 gr midhje

50 gr kallamarë

100 gr karkaleca

1 spec djegës

1 domate

50 gr ullinj të zinj pa bërthamë

Disa gjethe borziloku

Këshilla

  • Nëse do të përdorni fruta deti të papërpunuara, gatuajini lehtë më parë në një tigan, që shija të jetë më e mirë.

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

407

Kaloritë (kcal)

97.3

Yndyrnat Totale (g)

2

Proteina(g)

7.3

Karbohidratet Totale (g)

12.5

Fibrat Dietike (g)

1.3

Sheqernat (g)

2.6

Udhëzimet

Hapi 1Hapim brumin e picës dhe e vendosim në një tavë 30x40 cm.

Hapi 2Shtrojmë salcën e domates, frutat e detit, specin djegës, ullinjtë, gjethet e borzilokut dhe domaten e prerë në kube.

Hapi 3E vendosim në furrë dhe e pjekim për 15 minuta në 180 gradë.