0 / 5

Pica me Proshutë

Shijoni recetën e picës me proshutë me miqtë dhe familjen. Me kombinimin klasik të proshutës, djathit Gouda, Regato dhe mozzarella, kjo picë është e përsosur! Provojeni për drekë / darkë dhe befasoni miqtë me aftësitë tuaja në kuzhinë.

Përbërësit Kryesorë: brumë pice, salcë domate, djathëra, proshutë

558

Përbërësit

Brumë pice

Salcë domateje

200 gr proshutë

1/2 spec jeshil

70 gr kërpudha

100 gr djathë Regato

1 qepë e njomë

Disa gjethe rukola

70 gr djathë Gouda

70 gr Mozzarella

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

745

Kaloritë (kcal)

178

Yndyrnat Totale (g)

8.6

Proteina(g)

14.8

Karbohidratet Totale (g)

9.7

Fibrat Dietike (g)

0.9

Sheqernat (g)

1.8

Udhëzimet

Hapi 1Në një tavë me madhësi 30x40 cm hapim brumin e picës.

Hapi 2Vendosim sipër salcën e domates, qepën, kërpudhat, djathërat Regato, Gouda dhe Mozzarella, gjethet e rukolës dhe proshutën.

Hapi 3E pjekim për 8 minuta në temperaturë 200 gradë.