
Ideale Për Vegjetarianët
Pica Vegjetariane
Pica vegjetariane është një pjatë shumë e shëndetshme, sepse ka shumë pak kolesterol dhe është burim i mirë i fibrës dietike, manganit dhe vitaminës C. Gatim i shpejtë dhe i lehtë, ku do t'ju shijojë shumë kombinimi i perimeve! Mënyrë perfekte për t'ua prezantuar dhe mësuar perimet fëmijëve të vegjël.
Main Ingredient: brumë pice, salcë domate, perime Kolesterol i Ulët
Përbërësit
Brumë pice
Salcë domateje
1 patëllxhan
1 kungull jeshil
1 domate e vogël
1/4 spec jeshil
1/4 spec i kuq
4 kërpudha Champignon
Disa gjethe borziloku
Disa gjethe majdanozi
2 gjethe sallatë jeshile
2 lugë gjellë vaj të aromatizuar
Fakte Mbi Të Ushqyerit
per serving of 100 grEnergjia (kJ)
318Kaloritë (kcal)
75.9Yndyrnat Totale (g)
3Proteina(g)
2.2Karbohidratet Totale (g)
10.7Fibrat Dietike (g)
2.3Sheqernat (g)
2.9Udhëzimet
Step 1Hapim brumin e picës në një tavë me madhësi 30x40 cm dhe e pjekim në furrë për 5 minuta në temperaturën 200 gradë.
Step 2Ndërkohë marinojmë të gjitha perimet e prera në feta me vajin e aromatizuar dhe me pak kripë.
Step 3Vendosim në zjarr një tigan skare, presim sa të nxehet mirë dhe më pas kalojmë në të perimet për pak sekonda.
Step 4Hapim salcën e domates mbi brumin e picës, dhe vazhdojmë shtrojmë perimet e marinuara.
Step 5Shtojmë gjethet e borzilokut, majdanozit dhe sallatën e grirë.
Step 6E pjekim picën për 10 minuta në temperaturën 180 gradë.