0 / 5

Pulë me kerri

Provoni shumë lehtë recetat indiane, si kjo me përbërësin tipik, salcën kerri! Mishi i pulës merr një shije të plotë dhe aromatike, duke u përgatitur në një kohë të shkurtër. Hapa të thjeshtë e të shpejtë për një pjatë me shije të veçantë!

Përbërësit Kryesorë: pulë, kerri, pana, vaj Kuzhina: Indiane

1318

Përbërësit

3 fileto pule

1 lugë kerri

200 ml pana

1 qepë

2 thelpinj hudhre

50 ml vaj ulliri të aromatizuar me spec djegës

1 lugë çaji kos

Pak kripë

Pak piper

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

994

Kaloritë (kcal)

240

Yndyrnat Totale (g)

20

Kripa (g)

0.5

Proteina(g)

13

Karbohidratet Totale (g)

2.5

Sheqernat (g)

1.3

Udhëzimet

Hapi 1Pastrojmë dhe presim në kube fileton e pulës.

Hapi 2E marinojmë atë me kerrin, vajin e ullirit të aromatizuar me spec djegës, kripën, piperin dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta.

Hapi 3Në një tigan hedhim vajin dhe hudhrat. Sapo të jetë ngrohur mirë tigani, shtojmë në të kubet e filetos së pulës dhe i skuqim për pak minuta.

Hapi 4Shtojmë panën. I lëmë për disa minuta përsëri në zjarr sa të marrin shije dhe më pas pjata është gati për t'u shijuar!