0 / 5

Pulë me perime

Tava e pulës me perime është një nga recetat më të lehta për t'u përgatitur dhe krijon një vakt perfekt, i gjithi në një enë. Kur jeni të zënë në punë, kjo recetë do t’ju ndihmojë të përgatisni një darkë të shijshme, që mund ta shoqëroni me një gotë verë.

Përbërësit Kryesorë: kofsha pule, patate, qepë, kunguj, speca, karrota

2895

Përbërësit

8 kofsha pule

100 gr patate

50 gr qepë

50 gr kungull

50 gr speca

50 gr karrotë

50 gr spec të kuq të ëmbël pluhur

5 thelpinj hudhre

Kripë

Piper

Rigon

Vaj ulliri

Këshilla

  • Për këtë recetë mund të përdorim cfarëdo lloj pjese të mishit të pulës, thjesht sigurohuni që ta nxirrni mishin e pulës nga frigoriferi rreth 20-30 minuta para pjekjes. Kur mishi piqet i ftohtë ka tendencë të thahet.
  • Nëse do të përdorni gjoksin e pulës, sigurohuni që ta gatuani në temperaturën 165-170 gradë, pasi mishi mund të bëhet i thatë në temperatura më të larta.
  • Mund të shtoni lëng limoni dhe rozmarinë dhe ta shoqëroni me sallatë jeshile.

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

923

Kaloritë (kcal)

223

Yndyrnat Totale (g)

18

Kripa (g)

0.55

Proteina(g)

11

Karbohidratet Totale (g)

4.4

Fibrat Dietike (g)

0.7

Sheqernat (g)

0.9

Udhëzimet

Hapi 1Lajmë mirë patatet, kungujt, specat dhe karrotat. Pastrojmë mishin dhe e vendosim për ta marinuar me vaj ulliri, kripë dhe spec të kuq pluhur. Kujdesemi që speci pluhur të shpërndahet mirë tek mishi.

Hapi 2Ndezim furrën në temperaturën 200 gradë. Nisim të presim perimet në madhësi mesatare dhe në formën që dëshirojmë. Vendosim perimet për t'i marinuar njësoj si mishi.

Hapi 3Pas procesit të marinimit, vendosim përbërësit në tavë dhe u hedhim kripë, piper, rigon, hudhër, vaj ulliri dhe ujë.

Hapi 4Vendosim tavën për t'u pjekur për 30 minuta.