0 / 5

Pulë me qull

Receta e mishit të pulës me qull është një recetë e veçantë shqiptare, e cila përgatitet në cdo kohë dhe shumë shpejt. Përgatitja kërkon përbërës shumë të thjeshtë dhe krijon një vakt të bollshëm. Provoni ta gatuani sipas hapave dhe shijoni aromën dhe kombinimin e mishit me qull dhe erëza.

Main Ingredient: mish pule, miell, gjalpë Cuisine: Shqiptare

10180

Përbërësit

500 gr mish pule

50 gr gjalpë

3 lugë gjelle miell

5 thelpinj hudhre

2 lugë çaji limon

Kripë

Piper

Pak majdanoz

Fakte Mbi Të Ushqyerit

per serving of 100 gr

Energjia (kJ)

744

Kaloritë (kcal)

177

Yndyrnat Totale (g)

7.4

Kripa (g)

0.57

Proteina(g)

20

Karbohidratet Totale (g)

7.4

Fibrat Dietike (g)

0.5

Udhëzimet

Step 1Lajmë dhe pastrojmë mishin e pulës. Në një tenxhere vendosim pak gjalpë dhe e vendosim në zjarr. Shtojmë mishin e pulës dhe e përziejmë.

Step 2Shtojmë ujë në tenxhere, aq sa mishi i pulës të mbulohet.

Step 3Në një tenxhere të dytë vendosim miellin dhe pak gjalpë. I përziejmë deri në momentin që mielli merr ngjyrë të verdhë. Shtojmë në tenxhere pak nga lëngu i mishit të pulës, që u përgatit në tenxheren e parë.

Step 4Përziejmë me kujdes miellin me lëngun e mishit dhe gjalpin, derisa masa të mos mbetet e kokrrizuar, por të marrë formën e një salce të plotë.

Step 5Pasi qulli të jetë formuar në masë të njëtrajtshme, e vendosim në tenxheren e parë ku po ziejmë mishin.

Step 6Shtojmë kripë, piper dhe hudhra, dhe e lëmë në zjarr të ulët.

Step 7Kur shohim që mishi është zbutur dhe është gatuar, e heqim nga zjarri. Shtojmë pak limon dhe shumë pak majdanoz të grirë imët.