0 / 5

Qafë gici në furrë

Kjo recetë e mishit të gicit në furrë, gatuar me verë të kuqe dhe shoqëruar me perime, është një pjatë që kërkon pak kohë, por është shumë e shijshme. Ndiqni hapat dhe këshillat nga chefi dhe përgatisni një pjatë speciale, shoqëruar me garniturën e duhur.

Main Ingredient: mish gici, perime, djathë

939

Përbërësit

1.5 kg qafë gici

1 gotë verë e kuqe

100 gr djathë kaçkavall

2 lugë mustardë

1 qepë

1 spec jeshil

1 spec të kuq

1 spec djegës

5 thelpinj hudhre

2 lugë rigon

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Këshilla

  • Shija e mishit kombinohet me produkte si: angjinare (artiçok), avokado, lulelakër, koriandër, kërpudha, patate, fasule, domate, qepë, piper i ëmbël, limon, lakër e bardhë, patëllxhan, qepë, mustardë, gaforre, djathë Parmigiano.
  • Për garniturë mund të përdorni një salcë kërpudhash dhe patatesh të pjekura, të përziera me fasule të ziera dhe domate gjysmë të thata, apo si një pjatë e thjeshtë klasike shoqëruar me asparagus.

Fakte Mbi Të Ushqyerit

per serving of 100 gr

Energjia (kJ)

1013

Kaloritë (kcal)

242

Yndyrnat Totale (g)

20

Proteina(g)

11.8

Karbohidratet Totale (g)

1.8

Fibrat Dietike (g)

0.4

Sheqernat (g)

0.8

Udhëzimet

Step 1Në një tigan vendosim vaj ulliri dhe skuqim copën e mishit ashtu siç është, të paprerë, derisa të marrë ngjyrë.

Step 2Ndërkohë presim perimet në rripa dhe të gjithë përbërësit e tjerë i pëziejmë bashkë në një enë.

Step 3Shtojmë në enë mishin ashtu të ngrohtë dhe e mbulojmë me perimet.

Step 4E lëmë për 2 orë të marinohet mirë dhe më pas e mbyllim me letër furre.

Step 5E pjekim në furrë në temperaturën 190 gradë për 3 orë.

Step 6Heqim letrën e furrës dhe vazhdojmë pjekjen për 10 minuta të tjera, derisa mishi të marrë ngjyrë.