0 / 5

Ravioli me spinaq

Përgatisni këto ravioli shumë të thjeshtë dhe të shijshëm në më pak se 30 minuta. Mbushur me djathë, spinaq dhe erëza, kjo recetë është një zgjidhje fantastike dhe e shëndetshme për të shijuar makarona pa mish.

Main Ingredient: spinaq, djathë, domate, erëza Cuisine: Italiane

4876

Përbërësit

300 gr brumë paste

100 gr gjalpë

100 gr djathë kaçkavall ose i bardhë (sipas dëshirës)

50 gr domate të thara

300 gr spinaq

2 qepë të njoma

Kripë, piper

1 e verdhë veze

Pak kopër

Pak mendërz

1 kërcell rozmarinë

1 kërcell trumzë (thimo)

Fakte Mbi Të Ushqyerit

per serving of 100 gr

Energjia (kJ)

946

Kaloritë (kcal)

228

Yndyrnat Totale (g)

17

Kripa (g)

1.4

Proteina(g)

5.6

Karbohidratet Totale (g)

12

Fibrat Dietike (g)

3.3

Sheqernat (g)

1.7

Udhëzimet

Step 1Nisim me përgatitjen e mbushjes së raviolit. Fillimisht lajmë spinaqin dhe qepët. I grijmë hollë dhe i kalojmë për pak minuta në tigan.

Step 2Pasi i kemi gatuar pak në tigan, i kalojmë në një enë tjetër ashtu të ngrohta. Shtojmë djathin, koprën, mendërzën dhe domatet e thara. I përziejmë mirë dhe i lëmë mënjanë që të marrin shijen e njëra-tjetrës.

Step 3Nisim me përgatitjen e raviolit. Hapim brumin dhe e presim në katrorë ose rrethorë me diametër rreth 5 cm.

Step 4Në qendër të një katrori/rrethori vendosim një masë nga mbushja e raviolit.

Step 5I lyejmë anët me pak ujë ose me të verdhën e vezës. Sipër tij vendosim një katror/rrethor tjetër dhe e mbyllim brumin me kujdes.

Step 6Vendosim raviolit e përgatitura në ujë të vluar dhe të bollshëm. I lëmë të ziejnë për 4 minuta.

Step 7Në një tigan përgatisim salcën. Marrim një garuzhdë ujë dhe shtojmë rozmarinë, trumzë (thimo), gjalpë dhe djathë. Kujdesemi që të krijohet një salcë e lidhur mirë dhe vendosim në të ravioli.

Step 8I lëmë të ziejnë për 4-5 minuta të tjera dhe ravioli janë gati për t'u shijuar.