0 / 5

Reçel fiku

Ky reçel i ëmbël i fikut është shumë i lehtë për t'u bërë në shtëpi! Me shijen e tij unike, ai mund të shoqërohet me kulaç, muffins, bukë dhe djathë.

Përbërësit Kryesorë: fik, sheqer

1020

Përbërësit

2 kg fiq të pjekur mirë

1.5 kg sheqer

1 bishtajë vanilje

1 kërcell nenexhik (mendër)

1 shkop kanellë

Këshilla

  • Mund të zëvendësoni sheqerin me mjaltë për më shumë shije, por mos përdorni masa të mëdha, pasi mjalti mund të mbizotërojë shijen e ëmbël të fikut.
  • Reçelin mund ta konservoni për 2-3 muaj në frigorifer.

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

887

Kaloritë (kcal)

209

Proteina(g)

0.8

Karbohidratet Totale (g)

50

Fibrat Dietike (g)

1.4

Sheqernat (g)

50

Udhëzimet

Hapi 1Në fillim i lajmë mirë fiqtë me ujë të rrjedhshëm dhe i vendosim të paprerë e të paqëruar në një tenxhere.

Hapi 2Në të shtojmë vaniljen, nenexhikun, kanellën, sheqerin dhe i lëmë të ziejnë për 2 orë në temperaturë të ulët.

Hapi 3Ditën tjetër i ziejmë përsëri, derisa marmelata të jetë trashur.