0 / 5

Reçel limoni

Përgatisni një reçel fantastik me limona aromatik! Për një shije freskuese, që bashkon të ëmblën me të thartën. Lexoni hapat e recetës dhe ndiqni këshillat për ta përdorur në 5 mënyra të ndryshme.

Përbërësit Kryesorë: sheqer, limon

1475

Përbërësit

2 kg sheqer

2 kg limon

2 bishtaja vanilje

2 karafila

1 filxhan çaji me ujë

Këshilla

  • Për një mëngjes të shijshëm, shtojeni reçelin në kos të thjeshtë ose bollgur. Mbusheni me boronica të freskëta dhe arra të pjekura apo fruta të thata sipas dëshirës.
  • Për një antipastë të lehtë, shoqërojeni me djathë dhie dhe brusketa (crostini).
  • Për një pjatë të thjeshtë mëngjesi, mund ta shoqëroni me kulaç të ngrohtë.
  • Një tjetër alternativë fantastike mëngjesi është shoqërimi me petulla, fruta të freskëta dhe krem.
  • Përgatisni një pije të lehtë, si çaj i ftohtë, duke e përdorur reçelin në vend të sheqerit. Zbukurojeni me gjethe nenexhiku (mendër).

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

914

Kaloritë (kcal)

215

Kripa (g)

0.01

Karbohidratet Totale (g)

51

Fibrat Dietike (g)

0.6

Sheqernat (g)

51

Udhëzimet

Hapi 1Grijmë lehtë me rénde lëkurën e limonëve, derisa t’u hiqet cipa e verdhë që të mos e hidhërojë.

Hapi 2Më pas i presim limonët hollë, pa forma të caktuara, dhe i shtypim pak me duar që t’u dalë lëngu (për reçelin nuk do të përdorim lëngun).

Hapi 3I kullojmë dhe i vendosim copat e limonëve në tenxheren ku do t’i ziejmë. Shtojmë në të sheqerin, vaniljen, karafilin, ujin dhe i lëmë të ziejnë në temperaturën më të ulët për 3 orë.

Hapi 4E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. E vëmë sërish në zjarr shumë të ulët ditën tjetër, derisa të trashet.