0 / 5

Rizoto me fileto viçi

Provoni të gatuani rizoton me fileto viçi sipas recetës së chefit! Kjo pjatë përmban nivel të ulët të sheqernave dhe ju pasuron me proteina. Burim i pasur i vitaminave A, B6 dhe B12.

Përbërësit Kryesorë: oriz, fileto viçi Yndyrna Të Ulëta

1140

Përbërësit

300 gr oriz Arborio

300 gr fileto viçi

100 gr Parmigiano

1 lugë Mascarpone

1 lugë gjalpë

Lëng pule

1/2 gotë verë e kuqe

4 thelpinj hudhre

4 qepujka

1 karrotë

1 spec djegës

1 gr shafran

1 tufë majdanoz

Kripë

Piper

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

569

Kaloritë (kcal)

136

Yndyrnat Totale (g)

5.9

Kripa (g)

0.6

Proteina(g)

9.6

Karbohidratet Totale (g)

8.8

Fibrat Dietike (g)

1.1

Sheqernat (g)

1.2

Udhëzimet

Hapi 1Në fillim lajmë dhe presim hollë qepët, hudhrat, specin djegës dhe karrotën.

Hapi 2Në një tigan ku kemi hedhur gjalpin shtojmë qepujkat, specin djegës, hudhrat, karrotën. I përziejmë për rreth 5 minuta, pa i lënë të marrin ngjyrë të errët.

Hapi 3Shtojmë në tigan fileton e viçit të prerë në rripa dhe i lëmë të skuqen bashkë për 2 minuta.

Hapi 4Pasi kemi përfituar një masë kompakte, shtojmë orizin dhe i përziejmë në zjarr të ulët për 2 minuta të tjera.

Hapi 5E shuajmë me verën e kuqe dhe fillojmë shtimin e lëngut të pulës të përzier me shafranin, duke e përzier vazhdimisht për 10 minuta.

Hapi 6Shtojmë mascarponen, majdanozin, Parmigianon, vajin e ullirit, kripën e piperin. I lëmë të ziejnë për 5 minuta.