0 / 5

Rizoto me fruta deti

Pjata e rizotos me fruta deti jo vetëm që ka shumë shije, por dhe shumë vlera ushqyese! Receta përmban sasi të ulëta të sheqernave dhe ka përbërës të pasur me proteina, vitaminë B12, fosfor dhe mangan.

Përbërësit Kryesorë: fruta deti, oriz, vaj ulliri Kuzhina: Italiane Yndyrna Të Ulëta

3083

Përbërësit

300 gr oriz

300 gr lloje frutash deti (midhje, karkaleca, kallamarë, sepje)

Lëng peshku

1/2 gotë verë e bardhë

100 gr djathë Pecorino

50 ml vaj ulliri

2 domate

4 thelpinj hudhre

4 qepujka

1 spec djegës

1 tufë borzilok

Kripë

Piper

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

499

Kaloritë (kcal)

119

Yndyrnat Totale (g)

6

Kripa (g)

1

Proteina(g)

6.9

Karbohidratet Totale (g)

7.3

Fibrat Dietike (g)

0.6

Sheqernat (g)

0.6

Udhëzimet

Hapi 1Pastrojmë frutat e detit. Kallamarët dhe sepjet i presim në rripa, ndërsa midhjet i lëmë siç janë. Karkalecave nuk ua heqim kokën, por vetëm bishtin dhe lëvoren e kurrizit, me të cilat do të përgatisim lëngun.

Hapi 2Në një tigan në zjarr hedhim një pjesë nga vaji i ullirit dhe skuqim qepët, hudhrat, specin djegës dhe shtojmë orizin.

Hapi 3I shuajmë me verë të bardhë dhe shtojmë domatet e prera në kubikë, lëngun e peshkut dhe lëngun e lëvoreve të karkalecave.

Hapi 4Pas 8 minutash shtojmë dhe frutat e detit. Vazhdojmë përsëri me hedhjen e lëngut për 5 minuta.

Hapi 5Shtojmë vajin e ullirit që mbeti, djathin Pecorino, borzilokun, kripën dhe piperin.