0 / 5

Ideale Për Vegjetarianët

Rizoto me perime

Receta healthy e rizotos me perime krijon një darkë të shijshme dhe përgatitet lehtë në 30 minuta. E pasur në vlera ushqyese falë kombinimit të perimeve. Rizoto e butë dhe e lehtë, fantastike për fëmijët. Burim i mirë i vitaminës A, vitaminës K dhe manganit.

Main Ingredient: oriz, perime, djathë, lëng perimesh Cuisine: Italiane

2010

Përbërësit

300 gr oriz

200 gr lloje të ndryshme perimesh si spec i kuq e jeshil, patëllxhan, kungull i njomë, domate, presh

Lëng perimesh

1/2 gotë verë e bardhë

1 lugë Mascarpone

1 lugë gjalpë

100 gr djathë kaçkavall

4 thelpinj hudhre

4 qepujka

1 tufë borzilok

1 tufë majdanoz

Kripë

Piper

Këshilla

  • Gjithmonë përdorni lëng të ngrohtë perimesh, në mënyrë që të mos ndërpritet gatimi kur shtohet në oriz.
  • Përzieni vazhdimisht, që kokrrat e orizit të mos ngjisin me njëra tjetrën.
  • Ziejeni orizin në zjarr me temperaturë të ulët.

Fakte Mbi Të Ushqyerit

per serving of 100 gr

Energjia (kJ)

1051

Kaloritë (kcal)

251

Yndyrnat Totale (g)

6.7

Proteina(g)

7.6

Karbohidratet Totale (g)

39.6

Fibrat Dietike (g)

2.5

Sheqernat (g)

0.2

Udhëzimet

Step 1Lajmë perimet dhe i presim në kube.

Step 2Në një tigan vendosim vaj ulliri dhe skuqim qepën dhe hudhrën. Shtojmë orizin.

Step 3E shuajmë me verë të bardhë dhe fillojmë të shtojmë perimet.

Step 4Shtojmë gradualisht lëngun e perimeve, duke e përzier vazhdimisht.

Step 5Pas 10 minutash shtojmë Mascarponen, djathin kaçkavall, gjalpin, kripën, piperin, borzilokun.

Step 6I ziejmë edhe për 3 minuta dhe rizoto është gati për t'u shijuar.