0 / 5

Rosto viçi me perime

Shijoni recetën e rostos së viçit mbushur me perime, pançetë (bacon) dhe djathë kaçkavall! Kjo pjatë fantastike është e pasur me proteina, vitamina B6 dhe B12, kalium dhe zink. Shije, aromë dhe shumë vlera ushqyese!

Përbërësit Kryesorë: mish viçi, djathë, perime, pançetë Yndyrna Të Ulëta Pa Gluten

1869

Përbërësit

1.5 kg mish viçi (tul)

1 gotë verë e kuqe

100 gr djathë kaçkavall

100 gr pançetë (bacon)

1/2 domate

1/2 spec i kuq

1/2 spec jeshil

1/2 spec djegës

1/2 kungull jeshil

2 thelpinj hudhre

2 qepujka

1 tufë majdanoz

Kripë, piper

Pak vaj ulliri

Këshilla

  • Për ta shërbyer e presim në feta dhe e shoqërojmë me oriz ose pure patatesh, sipas dëshirës.

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

548

Kaloritë (kcal)

131

Yndyrnat Totale (g)

5.7

Kripa (g)

0.48

Proteina(g)

18

Karbohidratet Totale (g)

0.7

Sheqernat (g)

0.5

Udhëzimet

Hapi 1Presim mishin në feta sa më të gjata. I vendosim ato pranë njëra-tjetrës dhe i rrahim me çekiç kuzhine që të bëhet e gjitha si një fletë.

Hapi 2Presim perimet në kubikë të vegjël. I kalojmë të gjitha perimet (përveç domateve) në tigan për 1 minutë, dhe më pas i lëmë të ftohen.

Hapi 3Perimet e gatuara i vendosim mbi shtresën e mishit. Vendosim gjithashtu djathin e prerë në feta dhe domatet e prera në kubikë.

Hapi 4I rrotullojmë bashkë që të formojnë një tub dhe i lidhim me spango kuzhine. Rolenë e kalojmë në tiganin ku skuqëm perimet dhe e gatuajmë pak, derisa të marrë ngjyrë.

Hapi 5E shuajmë me verë të kuqe, kripë dhe piper. Rolenë e heqim nga tigani dhe e mbështjellim me letër furre.

Hapi 6Pasi ta kemi mbështjellë, e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë dhe e pjekim për 45 minuta.

Hapi 7Pas 45 minutave heqim letrën mbështjellëse dhe e lëmë mishin të piqet për 15 minuta të tjera.

Hapi 8Kur rosto të ketë marrë një ngjyrë në të artë, është gati për t'u shijuar!