0 / 5

Salcë çokollate

Salca me çokollatë është shumë e shijshme dhe merr shumë pak kohë gatimi, duke ju shërbyer më mirë se çdo salcë që do të blini në dyqan. Atë mund ta shërbeni të ngrohtë ose të ftohtë në akullore, shoqëruar me arra dhe krem. Salca shërben si bazë fantastike ashtu siç është, por mund të përdoret dhe në disa mënyra e variacione. Hidhni një sy këshillave bashkëngjitur recetës për disa ide alternative.

Përbërësit Kryesorë: çokollatë, qumësht

1236

Përbërësit

500 ml qumësht

300 gr çokollatë e zezë

1 lëkurë portokalli

Këshilla

  • Salca mund të përdoret e nxehtë ose e ftohtë në akullore, tortë, fruta ose duke e kombinuar me qumësht, për të bërë një filxhan të shpejtë çokollate të nxehtë.
  • Shtoni pak liker portokalli dhe pak lëkurë portokalli të grirë për një salcë çokollate me portokall.
  • Shtoni disa ekstrakte mente (nenexhiku) dhe gjethe të freskëta për një salcë çokollate me mente.

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

959

Kaloritë (kcal)

231

Yndyrnat Totale (g)

17

Kripa (g)

0.07

Proteina(g)

5.3

Karbohidratet Totale (g)

11

Fibrat Dietike (g)

4.2

Sheqernat (g)

13

Udhëzimet

Hapi 1Në një tenxhere në zjarr vendosim qumështin dhe lëkurën e portokallit që të ziejnë.

Hapi 2Pasi janë zier, i hedhim në enën ku kemi vendosur çokollatën e zezë dhe i përziejmë, derisa çokollata të shkrijë.