0 / 5

Salcë Karbonara

Një shoqëruese shumë e shijshme dhe burim i pasur i proteinave. Makaronat me salcë karbonara përbëjnë një pjatë të thjeshtë dhe të lehtë, me shije fantastike prej salcës së pasur e të butë me pançetë, djathë dhe vezë.

Përbërësit Kryesorë: djathë Pecorino, pançetë, vezë, hudhër Kuzhina: Italiane

2089

Përbërësit

200 gr djathë Pecorino

150 gr pançetë (bacon)

2 vezë

3 thelpinj hudhre

3 lugë vaj ulliri

1 filxhan çaji ujë

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

1105

Kaloritë (kcal)

264

Yndyrnat Totale (g)

24.4

Proteina(g)

10

Karbohidratet Totale (g)

1.3

Sheqernat (g)

0.8

Udhëzimet

Hapi 1Në një tigan skuqim shumë mirë pançetën dhe e lëmë mënjanë.

Hapi 2Në një enë përziejmë të verdhat e vezës bashkë me vajin e ullirit dhe hudhrat e grira.

Hapi 3Shtojmë pançetën e ngrohtë dhe djathin e grirë Pecorino. Shtojmë pak nga uji i pastës së zier, sa të bëhet kremoze.

Hapi 4I përziejmë mirë të gjitha bashkë (jo në zjarr). Shtojmë piper të bluar të freskët dhe e shërbejmë bashkë me salcën.