0 / 5

Salcë Lemongrass

Salca Lemongrass është një recetë e shpejtë, e lehtë dhe e shëndetshme për të shoqëruar vaktet kryesore, duke i shtuar ushqimit një aromë dhe shije të balancuar.

Përbërësit Kryesorë: lemongrass, lime, limon, qumësht Yndyrna Të Ulëta

452

Përbërësit

500 ml qumësht

150 gr sheqer

2 shkopinj Lemongrass

1 lëkurë lime / limoni

Këshilla

Shërbehet si salcë kryesisht për produktet e detit, si peshku i pjekur në zgarë, i zier ose i marinuar. Gjithashtu është shoqëruese e shijshme për supën e pulës, noodles me produkte deti, apo për orizin kur shërbehet si sallatë.

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

610

Kaloritë (kcal)

144

Yndyrnat Totale (g)

2.7

Kripa (g)

0.08

Proteina(g)

2.5

Karbohidratet Totale (g)

27

Sheqernat (g)

27

Udhëzimet

Hapi 1Presim imët shkopinjtë e Lemongrass dhe i hedhim në një enë ku kemi vendosur qumështin.

Hapi 2Shtojmë në enë lëkurën e lime ose limonit dhe sheqerin, dhe i vendosim të ziejnë në zjarr të ulët.

Hapi 3Pas zierjes e mbulojmë enën për 24 orë. Më pas e kullojmë dhe salca është gati për t'u përdorur.