Sallatë jeshile me misër dhe majonezë
Përbërësit
1 tufë sallatë jeshile (rreth 200 gr)
Pak sallatë të kuqe
200 gr misër i zier
1 qepë e njomë
1 mollë
Kripë
Piper
1 tufë majdanoz
Për salcën
50 ml vaj ulliri
1/2 limon
1 lugë gjellë majonezë
2 lugë gjellë kos
Udhëzimet
Step 1Përziejmë të gjithë përbërësit e salcës në grirës elektronik dhe e lëmë mënjanë.
Step 2Lajmë sallatën dhe e presim me dorë në copa të vogla.
Step 3E vendosim në një enë dhe shtojmë qepën e njomë dhe majdanozin të prerë hollë, mollën e prerë në kubikë dhe misrin.
Step 4Përziejmë lehtë dhe i shtojmë salcën e përgatitur. Përziejmë sërish dhe është gati për t'u shijuar.