0 / 5

Sallatë me dardhë dhe pulë

Shoqëroni pjatat tuaja me këtë sallatë ushqyese me dardhë dhe pulë! E pasur me proteina, vitaminë B6 dhe përmban sasi të ulëta të sheqerit e yndyrës. Shijoni recetën duke ndjekur hapat e mëposhtëm!

Përbërësit Kryesorë: fileto pule, djathë Parmigiano, dardhë Yndyrna Të Ulëta Pa Gluten

1521

Përbërësit

4 fileto pule

50 gr djathë Parmigiano

1 qepë e njomë

2 dardha

1 portokall

1/2 limon ose lime

70 ml vaj ulliri

1 lugë kafe mustardë

Pak kanellë

Kripë

Piper

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

679

Kaloritë (kcal)

163

Yndyrnat Totale (g)

9.9

Kripa (g)

0.81

Proteina(g)

13

Karbohidratet Totale (g)

4.2

Fibrat Dietike (g)

1.1

Sheqernat (g)

3.7

Udhëzimet

Hapi 1Marinojmë filetot e pulës me kripë, piper dhe vaj ulliri.

Hapi 2I pjekim në një tigan skarë me zjarr jo shumë të lartë derisa filetot të marrin ngjyrë kafe të hapur.

Hapi 3Presim në feta filetot, djathin Parmigiano, dardhën, qepën dhe portokallin.

Hapi 4I vendosim të gjithë përbërësit bashkë në një enë dhe i përziejmë me kujdes.