0 / 5

Ideale Për Vegjetarianët

Sallatë me domate qershi

Përgatisni këtë sallatë plot freski, kombinuar me shijet e Mesdheut. E shpejtë dhe shumë e shëndetshme, me vlera ushqyese në pak kalori. Ndiqni më poshtë hapat dhe këshillat e chefit.

15 Minuta Përbërësit Kryesorë: domate qershi, djathë dhie, qepë, ullinj, spec Kalori Të Ulëta

989

Përgatitja: 15 Minuta

Përbërësit

250 mg domate qershi

100 gr djathë dhie

1 qepë e njomë

Kaperi

Ullinj

2 qepujka

1/2 spec djegës

1/2 spec jeshil

2 feta bukë

Rigon

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Majdanoz

Mendërz

Këshilla

  • Këshillohet të shërbehet menjëherë.
  • Marinojini domatet qershi për afërsisht 10 minuta në një enë me kripë. Shija e tyre do të bëhet më e mirë.
  • Nëse lëkura e domateve është pak e fortë, pritini ato përgjysmë.
  • Mund të përdorni çdo lloj domateje që keni në dispozicion, por sugjerojmë t'i prisni në madhësi të vogla, sa një kafshatë.
  • Mund ta ruani sallatën në frigorifer për 1-2 ditë.
  • Pjatë perfekte për stinën e verës.

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

481

Kaloritë (kcal)

115

Yndyrnat Totale (g)

8

Proteina(g)

4.8

Karbohidratet Totale (g)

7.1

Fibrat Dietike (g)

1.8

Sheqernat (g)

2.6

Udhëzimet

Hapi 1Domatet i presim përgjysmë, perimet në formë kubi dhe qepën e presim hollë.

Hapi 2Fetat e bukës i presim në kube dhe u hedhim kripë, piper e vaj ulliri. I përziejmë lehtë dhe i kalojmë pak në tigan, sa të thekërrohen.

Hapi 3I përziejmë të gjithë përbërësit, që të marrin aromat dhe shijet e njëri-tjetrit.

Hapi 4I vendosim në pjatë. Shtojmë sipër tyre djathin e dhisë dhe bukën e thekur.