
Sallatë me patate
Shoqëroni vaktet tuaja me këtë sallatë të shijshme dhe të shëndetshme, e cila është e pasur me vitaminë C - shumë e mirë për shikimin, lëkurën dhe sistemin imunitar. Ndiqni hapat më poshtë dhe përgatiteni shumë lehtë në shtëpi.
Main Ingredient: patate, vezë, sallam pikant, erëza
Përbërësit
500 gr patate të vogla
100 gr sallam pikant
4 vezë të skuqura syze
1/2 spec jeshil
1/2 spec të kuq
1/2 tufe majdanoz
1/2 lugë mustardë pikante
50 gr ullinj jeshil pa bërthama
Kripë
Piper
100 ml vaj ulliri
Fakte Mbi Të Ushqyerit
per serving of 100 grEnergjia (kJ)
896Kaloritë (kcal)
214Yndyrnat Totale (g)
17.3Proteina(g)
5.2Karbohidratet Totale (g)
10.8Fibrat Dietike (g)
1.5Sheqernat (g)
0.8Udhëzimet
Step 1Lajmë patatet dhe i vendosim pa qëruar në një tenxhere. I mbushim me ujë të ftohtë derisa të mbulohen, u hedhim kripë dhe i vendosim për t'u zier.
Step 2Pas zierjes, i kullojmë patatet dhe i vendosim menjëherë në ujë të ftohtë, në mënyrë që t'i qërojmë lehtë. I presim në 4 pjesë dhe i vendosim në një enë.
Step 3Presim sallamin, perimet dhe erëzat. I bashkojmë në enën ku kemi vendosur patatet.
Step 4Shtojmë vaj ulliri, mustardë, kripë dhe piper. I përziejmë lehtë dhe spërkasim me pika limoni, sipas dëshirës.
Step 5Sallatën e vendosim në një pjatë të pastër, dhe sipër shtojmë vezën syze.