
Sallatë me ton
Ndonëse është një recetë shumë e lehtë për t'u përgatitur, sallata me ton mund të bëhet pjesë e tryezës tuaj si një pjatë e shëndetshme dhe shumë e shijshme. Ditët kur ju duhet të përgatisni diçka të shpejtë për drekë ose darkë dhe nuk keni shumë kohë, mund të përgatisni këtë sallatë fantastike me peshk ton dhe me pak perime që ju gjenden në frigorifer.
Main Ingredient: ton, sallatë, vaj ulliri Yndyrna të ulta Pa Gluten
Përbërësit
Gjethe të llojeve të ndryshme sallatash
200 gr fileto ton
1 qepë e njomë
Fara susami
1 limon
1 portokall
2 lugë salcë soje
Kripë
Piper
Pak pastë wasabi
50 ml vaj ulliri
1 lugë mjaltë
Fakte Mbi Të Ushqyerit
per serving of 100 grEnergjia (kJ)
524Kaloritë (kcal)
126Yndyrnat Totale (g)
8.1Kripa (g)
0.47Proteina(g)
8.5Karbohidratet Totale (g)
3.5Fibrat Dietike (g)
0.9Sheqernat (g)
3.3Udhëzimet
Step 1Presim në rripa të trashë tonin. Kujdesemi që ta presim gjithmonë para se ta pjekim, duke qenë se pas pjekjes ai thërrmohet.
Step 2Kalojmë tonin e prerë në një tigan të nxehtë, duke bërë kujdes që të mos e pjekim plotësisht sepse forcohet dhe humb shijen.
Step 3Në një tigan tjetër pa vaj skuqim farat e susamit, që të lëshojnë aromë.
Step 4I përziejmë të gjithë përbërësit e tjerë në një enë dhe i vendosim në pjatë, duke u vendosur sipër tonin e pjekur dhe susamin.