0 / 5

Sallatë valeriana me salmon të tymosur

Përbërësit

250 gr sallatë valeriana

150 gr salmon i tymosur ose i marinuar

Avokado

Tuli i një portokalli

1 qepë e njomë

1 lugë kafeje mustardë

Lëngu i 1 limoni jeshil (lime)

50 ml vaj ulliri

1 tufë kopër

Kripë

Piper

Këshilla

  • Ena që do të përdoret duhet të jetë e madhe, mundësisht një tas qelqi, në mënyrë që ti nxërë të gjithë përbërësit.
  • Përzierja të bëhet me kujdes me 2 pirunë.

Udhëzimet

Step 1Presim sipas dëshirës avokadon dhe tulin e portokallit, ndërsa qepën dhe koprën e presim hollë.

Step 2I vendosim në tas dhe shtojmë salmonin e prerë në kubikë.

Step 3I përziejmë lehtë me lëngun e limonit (lime), mustardën, vajin e ullirit, kripën dhe piperin.

Step 4E lëmë masën e përgatitur në enë për rreth 5 minuta, që shijet dhe aromat të shkrihen me njëra-tjetrën.

Step 5E vendosim në pjatën që do ta shërbejmë dhe sipër vendosim sallatën valeriana.