0 / 5

Salmon me pure patatesh

Përgatisni shumë lehtë peshkun salmon të shoqëruar me pure patatesh duke ndjekur hapat e recetës. Një pjatë me vlera ushqyese dhe shumë shije për çdo vakt gjatë javës.

Main Ingredient: salmon, patate, erëza, vaj ulliri

1100

Përbërësit

Përbërësit për salmonin:

800 gr fileto salmoni

2 domate

3 thelpinj hudhre

1 spec djegës

1/2 qepë

1/2 spec jeshil

1/2 spec të verdhë

1 tufë majdanoz

Pak selino

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Përbërësit për purenë:

4 patate

1 filxhan kafeje qumësht

2 thelpinj hudhre

Pak arrë moskat

Pak rozmarinë

Trumzë

Pak gjalpë

Kripë

Piper

Fakte Mbi Të Ushqyerit

per serving of 100 gr

Energjia (kJ)

972

Kaloritë (kcal)

235

Yndyrnat Totale (g)

20

Kripa (g)

0.43

Proteina(g)

10

Karbohidratet Totale (g)

2.7

Fibrat Dietike (g)

0.7

Sheqernat (g)

1.1

Udhëzimet

Step 1Nisim me përgatitjen e salmonit duke e prerë në 4 fileto dhe duke e marinuar me kripë e piper. Gjithashtu presim perimet në rripa të hollë dhe domatet në kubikë.

Step 2Vendosim një tenxhere në zjarr me temperaturë të mesme. Në të vendosim salmonin dhe e pjekim shumë shpejt nga të dyja anët.

Step 3E heqim salmonin mënjanë dhe vendosim në të njëjtën tenxhere të gjitha perimet, përveç domates dhe majdanozit. Kur të jenë skuqur pak, shtojmë domatet, majdanozin dhe në fund salmonin.

Step 4Vazhdojmë gatimin për 10 minuta të tjera, në mënyrë që përbërësit të marrin shijen e njëri-tjetrit.

Step 5Nisim përgatitjen e puresë. Vendosim patatet për t'i zier në temperaturë të ulët.

Step 6Kullojmë patatet dhe i fusim menjëherë në ujë të ftohtë, që më pas t'i qërojmë.

Step 7I shtypim me pajisjen e puresë ose me pirun, derisa të formohet një masë e njëtrajtshme.

Step 8Purenë e vendosim në tenxhere dhe shtojmë përbërësit e tjerë. Përziejmë mirë derisa të lidhen me njëri-tjetrin.

Step 9Salmonin e vendosim në pjatë bashkë me purenë e patateve, dhe është gati për t'u shijuar!