
Salmon me spinaq dhe salcë kosi
Kombinoni salmonin me spinaq dhe salcë kosi për një shije fantastike në një pjatë të vetme! E pasur me proteina e vitamina dhe përmban nivel të ulët të kripërave e sheqerit. Perfekte për një vakt të lehtë e të shpejtë!
Main Ingredient: salmon, salcë kosi, spinaq Yndyrna të ulta Pa Gluten
Përbërësit
800 gr fileto salmoni
1 kg spinaq
100 gr salcë kosi
1 thelb hudhër
1/2 tufë kopër
Vaj ulliri
Kripë
Piper
Këshilla
Fakte Mbi Të Ushqyerit
per serving of 100 grEnergjia (kJ)
641Kaloritë (kcal)
155Yndyrnat Totale (g)
12Kripa (g)
0.28Proteina(g)
9.7Karbohidratet Totale (g)
1.2Fibrat Dietike (g)
2Sheqernat (g)
0.8Udhëzimet
Step 1Lajmë spinaqin dhe u heqim gjetheve pjesën e bishtit.
Step 2Skuqim salmonin dhe ndërkohë përgatisim salcën e kosit.
Step 3Vendosim në një enë salcën e kosit bashkë me kripën, piperin, vajin e ullirit dhe koprën e grirë hollë. I përziejmë përbërësit dhe nëse duhet, i shtojmë pak ujë.
Step 4Kur salmoni të jetë skuqur, e lëmë mënjanë dhe vendosim në të njëjtin tigan spinaqin, duke e përzier lehtë.
Step 5Në pjatë vendosim fillimisht spinaqin, sipër tij salmonin dhe salcën e kosit rreth e rrotull.