0 / 5

Ideale Për Vegjetarianët

Sandwich i hapur me vezë rose

Provoni të gatuani sipas hapave të Chefit recetën e sandwich-it të hapur me vezë rose. Ky ushqim fantastik do t'ju ushqejë me proteina dhe energji për të përballuar një ditë të ngarkuar ose do t'ju shërbejë si një vakt i shpejtë kur jeni në shtëpi. Të verdhat e vezëve janë burim vitaminash shumë të vlefshme si A, D, E dhe K. Gjithashtu, yndyrnat omega-3 dhe antioksidantët e fuqishëm që përmban kjo pjatë e mbajnë organizmin të ngopur gjatë ditës.

Përbërësit Kryesorë: vezë, bukë, majonezë

878

Përbërësit

200 gr majonezë

8 kokrra vezë rose

8 feta bukë të thekura

1 thelb hudhër

1 lëkurë limoni

1 lugë gjelle mustardë

Pak piper të kuq

Pak lëng limoni

Disa gjethe sallate

Kripë

Piper

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

1126

Kaloritë (kcal)

271

Yndyrnat Totale (g)

21

Kripa (g)

0.63

Proteina(g)

9.6

Karbohidratet Totale (g)

11

Fibrat Dietike (g)

0.8

Sheqernat (g)

1.4

Udhëzimet

Hapi 1Në një enë vendosim majonezën, kripën, limonin, piperin dhe mustardën. I përziejmë mirë derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme. Ndërkohë vendosim për të zier vezët e rosës, të cilat i lëmë për 3 minuta ose më shumë, sipas dëshirës.

Hapi 2Nisim të thekim fetat e bukës dhe pasi të kenë marrë ngjyrë kafe të hapur nga të dyja anët, i lyejmë me pak vaj ulliri dhe u hedhim hudhër, kripë e piper.

Hapi 3Fetat e bukës i lyejmë me majonezë dhe shtojmë sipër tyre vezët e rosës. I japim shije sandwich-it me pak kripë, piper dhe disa gjethe sallatë.