
Sandwich pule me bacon dhe rukola
Keni nevojë për një snack energjik gjatë ditëve që jeni në nxitim ose të zënë në punë? Receta e sandwich-it me pulë, bacon dhe sallatë rukola është perfekte! Është i lehtë për t'u përgatitur dhe me përbërës të thjeshtë e shumë të ushqyeshëm.
Main Ingredient: fileto pule, bacon, rukola
Përbërësit
Përbërësit e mbushjes:
200 gr fileto pule
50 gr djathë Parmigiano
Vaj ulliri
Pak sallatë e përzier ose rukola
Përbërësit e salcës:
1 bagetë (bukë)
50 gr bacon (Pançetë) i tymosur
50 gr domate të freskëta
Disa gjethe rukola
1/2 qepë e njomë
1 qepujkë
1 kastravec turshi
1 spec djegës turshi
3 lugë majonezë
1/2 lugë mustardë
Kripë, piper
1 tufë majdanoz
1 lëkurë limoni jeshil
Fakte Mbi Të Ushqyerit
per serving of 100 grEnergjia (kJ)
1071Kaloritë (kcal)
258Yndyrnat Totale (g)
21Kripa (g)
1.2Proteina(g)
11Karbohidratet Totale (g)
6.3Fibrat Dietike (g)
0.8Sheqernat (g)
1.2Udhëzimet
Step 1Nisim me përgatitjen e salcës. Presim në kubikë domatet, qepët, qepujkën, kastravecin, specin djegës. Majdanozin e grijmë hollë, rukolën e copëtojmë në rripa dhe lëkurën e limonit (vetëm pjesën e gjelbër) e grijmë në rénde.
Step 2I përziejmë të gjithë përbërësit bashkë me majonezën, mustardën, kripën dhe piperin, derisa të krijohet një salcë kompakte.
Step 3Nisim me mbushjen e sandwich-it. Pjekim fillimisht fileton e pulës në tigan me pak vaj, kripë dhe piper. Më pas e presim në rripa të hollë.
Step 4Presim bukën bageta në 4-5 pjesë dhe secilën e ndajmë në mes, por pa ia shkëputur pjesët. I lyejmë me salcën e përgatitur më parë.
Step 5Vendosim në mesin e bukës fileton e pulës, djathin Parmigiano, bacon, fletët e sallatave ose rukolës. E spërkatim me pak vaj ulliri.