
Sardele të marinuara
Shijoni recetën e sardeleve të freskëta dhe shumë të ushqyeshme! Ato ju pasurojnë me proteina, omega 3, vitaminë D dhe vitaminë B12. Shoqërohen shumë mirë me perime, fasule, oriz, pasta, ose me bukë të thekur, domate dhe sallatë me kaperi.
Main Ingredient: sardele, spec, qepë, hudhër, erëza Cuisine: Greke Kalori të ulta Pa Gluten
Përbërësit
1 kg sardele të vogla
1 spec djegës
1/2 spec i kuq
1/2 spec jeshil
2 qepë të njoma
1 qepë e thatë
4 thelpinj hudhre
200 ml vaj ulliri
200 ml uthull
1 lugë rigon
Kripë e trashë
Piper
5 gjethe dafine
Këshilla
- Që vaji i ullirit të mos kokrrizohet gjatë qëndrimit në frigorifer, mund të përdorni sasi të njëjtë të vajit të ullirit dhe vajit të lulediellit.
- Shërbehen si pjatë kryesore ose pjatë anësore.
- Pjatë perfekte për stinën e verës.
Fakte Mbi Të Ushqyerit
per serving of 100 grEnergjia (kJ)
1009Kaloritë (kcal)
241Yndyrnat Totale (g)
19Proteina(g)
15.1Karbohidratet Totale (g)
1.5Fibrat Dietike (g)
0.3Sheqernat (g)
0.6Udhëzimet
Step 1Pastrojmë sardelet, duke u hequr dhe shtyllën kurrizore.
Step 2I vendosim në një shtresë në tavë dhe u hedhim sipër pak kripë të trashë.
Step 3Presim në rripa perimet dhe i vendosim mbi sardelet e kriposura. Shtojmë erëzat dhe uthullën (përveç vajit të ullirit). I vendosim në frigorifer dhe i lëmë për 3 orë.
Step 4I kullojmë, i vëmë në një enë tjetër dhe shtojmë vajin e ullirit. I vendosim sërish në frigorifer.
Step 5Pas 24 orësh sardelet e marinuara janë gati. Para se t'i konsumojmë, duhet t'i lëmë rreth 15 minuta në temperaturë dhome, në mënyrë që vaji i ullirit të shkrijë.