0 / 5

Shishqebap me perime dhe fileto pule e gici

Mishi i pulës dhe gicit në shishqebap me perime është një pjatë fantastike, e lehtë dhe me ngjyra, që gatuhet shumë shpejt në zgarë ose furrë. Shoqërimi i mishit me perimet, erëzat dhe përbërës të tjerë krijon një vakt shumë të shijshëm për tryezën familjare gjatë fundjavës apo për raste festive në shtëpi ose natyrë.

Përbërësit Kryesorë: shishqebab, perime Kuzhina: Mesdhetare

917

Përbërësit

300 gr fileto pule

300 gr fileto gici

2 speca të kuq

2 kunguj jeshil

Kripë

Piper

Pluhur speci të kuq

Majdanoz

Pak vaj ulliri

Rigon

Kumin

Koriandër

Këshilla

  • Mund ti shoqëroni dhe me asparagus të gjelbër, të cilët i zieni fillimisht në ujë të ngrohtë, më pas vendosini në ujë me akull, kullojini mbi një letër kuzhine dhe gatuajini në zgarë bashkë me perimet dhe mishin.

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

477

Kaloritë (kcal)

114

Yndyrnat Totale (g)

6.4

Kripa (g)

0.59

Proteina(g)

12

Karbohidratet Totale (g)

1.8

Fibrat Dietike (g)

0.7

Sheqernat (g)

1.5

Udhëzimet

Hapi 1Presim në copa të mëdha fileton e pulës dhe të gicit.

Hapi 2Lajmë kungujt dhe specat dhe i presim në feta.

Hapi 3Në një enë vendosim filetot e pulës, gicit dhe perimet e prera. I përziejmë bashkë dhe i lëmë të marinohen për 15 minuta.

Hapi 4Ngrohim zgarën ku do të pjekim mishin dhe perimet dhe hedhim pak vaj ulliri.

Hapi 5Pasi zgara është ngrohur vendosim sipas rradhës mishin dhe perimet.

Hapi 6Pasi të jenë pjekur siç duhet, i vendosim në pjatë dhe mund t'i shoqërojmë me salcë kosi ose salcë tzatziki, si dhe me pite të pjekura.