0 / 5

Ideale Për Diabetikët

Spageti me midhje

Receta e spagetit me midhje kombinon shijen e kripur të midhjeve dhe të erëzave të borzilokut e majdanozit. Pjata është perfekte për t'u shoqëruar me një gotë verë të bardhë. Ndiqni më poshtë hapat e recetës për ta gatuar shumë lehtë në shtëpi dhe për të krijuar një vakt të shijshëm në çdo kohë.

4 Përbërësit Kryesorë: midhje, spageti, domate Kuzhina: Italiane Kalori Të Ulëta Fibra të Larta

3860

Përbërësit

1 kg midhje

500 gr spageti “Baretti”

200 gr domate konservë “Baretti”

5 thelpinj hudhre

1 qepë e vogël

½ gotë verë e bardhë

½ spec djegës (sipas dëshirës)

Erëza të freskëta si borzilok, majdanoz

Piper i bluar

Këshilla

  • Për të pastruar midhjet, i lajmë shumë mirë në ujë të rrjedhshëm të ftohtë dhe përdorim një furçë të ashpër për të hequr ndonjë kërcell ose rërë nga guaska.

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

400

Kaloritë (kcal)

95

Yndyrnat Totale (g)

2.1

Kripa (g)

0.81

Proteina(g)

7

Karbohidratet Totale (g)

10

Fibrat Dietike (g)

0.7

Sheqernat (g)

1.4

Udhëzimet

Hapi 1Ziejmë makaronat në një tenxhere me ujë dhe kripë.

Hapi 2Në një tenxhere tjetër të vendosur në zjarr hedhim vaj ulliri, qepë, hudhër, spec djegës dhe i skuqim pak, pa marrë ngjyrë.

Hapi 3Shtojmë midhjet dhe i lëmë për 3 minuta me kapak të mbyllur, në mënyrë që të hapen. Më pas i shuajmë me verë të bardhë.

Hapi 4Shtojmë domatet, salcën “Baretti”, piperin, pak kripë, majdanoz dhe borzilok.

Hapi 5Përziejmë salcën bashkë me pastën, dhe pjata është gati për t’u shijuar.