
Ideale Për Vegjetarianët
Speca të pjekur të mbushur me gjizë
Specat e pjekur të mbushur me gjizë janë një alternativë shumë e mirë jo vetëm për vegjetarianët, por për këdo që do të gatuajë një pjatë të vërtetë festive. Ndiqni më poshtë hapat dhe gatuani shumë shpejt këtë pjatë shumë të shëndetshme dhe me pak kalori.
Main Ingredient: speca, gjizë, hudhër Kalori të ulta Yndyrna të ulta Kolesterol i Ulët Fibra të Larta Pa Gluten
Përbërësit
500 gr speca të kuq me tul
200 gr gjizë
2 speca djegës të freskët
5 thelpinj hudhre
Vaj ulliri
Kripë
Piper
Këshilla
- Mund ta konsumoni atë si një pjatë të nxehtë ose të ftohtë dhe në çdo vakt të ditës që dëshironi.
Fakte Mbi Të Ushqyerit
per serving of 100 grEnergjia (kJ)
420Kaloritë (kcal)
101Yndyrnat Totale (g)
7.8Kripa (g)
0.28Proteina(g)
3Karbohidratet Totale (g)
3.9Fibrat Dietike (g)
1.5Sheqernat (g)
3.6Udhëzimet
Step 1Lajmë dhe pastrojmë mirë specat për mbushje duke u hequr bishtin në formën e kapakut dhe i vendosim mënjanë.
Step 2Ndezim furrën në temperaturën 250 gradë dhe nisim përgatitjen e masës për mbushje. Presim imët specat djegës dhe hudhrat, i vendosim në një enë dhe shtojmë gjizë dhe vaj ulliri.
Step 3Përziejmë përbërësit dhe shtojmë kripë e piper.
Step 4Nisim mbushjen e specave dhe i lyejmë nga jashtë me vaj ulliri.
Step 5I vendosim specat në tavë dhe i mbulojmë me letër alumini. I lëmë të piqen për 30 minuta.