0 / 5

Strudel me ricotta dhe spinaq

Ky strudel me spinaq dhe ricotta të freskët është shumë i lehtë për t'u përgatitur dhe përmban nën 200 kalori për fetë. Lexoni hapat e recetës dhe mësoni si ta gatuani në shtëpi për më pak se 1 orë.

2 Përbërësit Kryesorë: brumë sfoliat, spinaq, ricotta, vezë

1149

Përbërësit

2 role brumë sfoliat

1 kg spinaq

250 gr ricotta

150 gr bukë me drithë të ashpër

50 gr gjalpë

50 gr rrush i thatë

50 gr stika pishe (fistikë)

3 vezë të mesme

Arrë moskat

Kripë e imët

Piper i zi

Për lyerjen:

1 vezë

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

816

Kaloritë (kcal)

196

Yndyrnat Totale (g)

12

Kripa (g)

0.86

Proteina(g)

8.5

Karbohidratet Totale (g)

11

Fibrat Dietike (g)

2.9

Sheqernat (g)

3

Udhëzimet

Hapi 1Lajmë mirë spinaqin me ujë të rrjedhshëm. Më pas e lëmë në një enë me ujë dhe e shtypim. E presim në copa të vogla me thikë.

Hapi 2Në një tigan hedhim gjalpin dhe shtojmë aty dhe spinaqin e prerë. I lëmë për pak minuta dhe shtojmë pak kripë.

Hapi 3I vendosim në një enë ku kemi shtuar dhe ricotta të shpërndarë, arrën moskat, vezët, rrushin e thatë, bukën me drithë, stikat e pishës, kripën dhe piperin.

Hapi 4Përziejmë shumë mirë të gjithë përbërësit dhe e lëmë masën të pushojë për 30 minuta. Ndezim furrën në 180 gradë.

Hapi 5Shtrojmë brumin sfoliat dhe mbi të vendosim masën që përgatitëm. I japim një formë drejtkëndëshi.

Hapi 6Rrotullojmë masën me sfoliatën duke formuar një role. Mbyllim pjesët anësore që masa të mos shpërndahet jashtë.

Hapi 7Lyejmë nga jashtë rolenë e formuar me vezë, derisa sipërfaqja të duket e ndritshme.

Hapi 8I vendosim roletë mbi një tavë, i mbështjellim me letër furre dhe i lyejmë me vaj. I pjekim në furrë për 40 minuta.