0 / 5

Ideale Për Vegjetarianët

Supë kungulli

Supa e lehtë e kungullit të dimrit është e trashë dhe e butë, plot me shije dhe e përkryer për stinën. Përgatiteni atë në shtëpi dhe shijoni një tas të ngrohtë e plot vlera ushqyese për ju dhe familjen.

Main Ingredient: kungull, qepë, lëng pule, kos, gjalpë Kalori të ulta Yndyrna të ulta

4188

Përbërësit

Lëng pule

300 gr kungull dimri

100 gr gjalpë

4 lugë kos

1 limon

1 qepë

Arrë moskat

Kripë

Piper

Këshilla

  • Për një version vegjetarian përdorni lëng perimesh në vend të lëngut të pulës.
  • Mund të përdorni kungull të pjekur në vend të atij të zier.
  • Shtoni përbërës të tjerë që i japin shije si: gjethe Lime, Lemongrass, selino, karrota, xhinxher (xhenxhefil), qumësht i arrës së kokosit, lëng limoni/lime/portokalli.

Fakte Mbi Të Ushqyerit

per serving of 100 gr

Energjia (kJ)

678

Kaloritë (kcal)

162

Yndyrnat Totale (g)

14.8

Proteina(g)

1.4

Karbohidratet Totale (g)

8.5

Fibrat Dietike (g)

1.7

Sheqernat (g)

1

Udhëzimet

Step 1Pastrojmë dhe presim kungullin në kube të mëdha, ndërsa qepën në kube të vogla.

Step 2Në një tenxhere vendosim gjalpë dhe shtojmë kungullin dhe qepën e prerë. E vendosim në zjarr dhe e mbulojmë me kapak, në mënyrë që kungulli të nxjerrë lëngun dhe të zbutet.

Step 3Kur kungulli të jetë zbutur, shtojmë lëngun e pulës dhe kosin. Kalojmë në rénde arrën moskat dhe e shtojmë në tenxhere bashkë me kripën e piperin. I lëmë të ziejnë për 45 minuta.

Step 4Ashtu të ngrohtë e kalojmë supën në multi procesor dhe në fund i shtojmë lëngun e limonit dhe kosin, sipas dëshirës.